Flash

Vëllai i Edi Ramës merr drejtimin e skuadrës së Partizanit

Lapsi.al 11 December 2017
Vëllai i Edi Ramës merr drejtimin e skuadrës së Partizanit

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, pritet të marrë detyrën e Drejtorit të përgjithshëmtë klubit të Partizanit.  Lajmi pohohet nga burime pranë presidentit Gazmend Demi, raporton “Report Tv”. Ish- basketbollisti Olsi Rama pritet të prezantohet te Partizani në ditët në vijim.

Edhe pak ditë më parë, vetë Olsi nuk e mohoi këtë gjë, kur u pyet nga mediat, teksa ishte i pranishëm në kursin për Drejtor Sportiv nën drejtimin e Sektorit të Edukimit që organizonte Federata Shqiptare.

“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj dicka më shumë.E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, tha ai.

Të këshilluara

Atentat 29-vjeçarit në Bulqizë

Rreth orës 18.30 në sallën operative të Komisariatit të Policisë në Bulqizë është bërë një telefonatë se në fshatin Peladhi-Bulqizë janë dëgjuar të shtëna armës...

20:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI