Flash

Zbulohet kandidatura e dytë për kryeprokurorin e përkohshëm

Lapsi.al 11 December 2017
Zbulohet kandidatura e dytë për kryeprokurorin e përkohshëm

Pas Ferdinand Elezit dhe Xhemal Saliajt, është prokurorja e rrethit të Shkodrës, Arta Marku, e cila përlfitet si kandidate për të zëvendësuar Adriatik Llallën në detyrën e Prokurorit të Përgjitshëm.

Mësohet se 41-vjeçarja është propozuar nga kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja. Arta Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00, ndërsa Ferdinand Elezi, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës dorëzoi në Kuvend kandidaturën për kryeprokuror të përkohshëm.

LAPSI.AL Bottom of Form

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë në zonën e njohur si 'Kali i Trojës'. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Si fillim makina me greke ZH 324 397, në ec...

16:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI