Flash

Festa e PD, Basha trajton Imamin dhe Mustafajn si veteranë të partisë

Lapsi.al 11 December 2017
Festa e PD, Basha trajton Imamin dhe Mustafajn si veteranë të

Partia Demokratike festoi sot 27 vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ra në sy mungesa e shumë figurave të saj, të cilët kryetari Lulzim Basha i trajtoi si veteranë, ndonëse de fakto i ka përjashtuar nga partia në momentin e publikimit të listave të kandidatëve për deputetë. Ai i falenderoi ata për kontributin që kanë dhënë në PD.

“Përkujtojmë me mall ata që si kemi mes nesh, Aazem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnori, Arben Broci, Ali Spahia, Sokol Olldashi, Ferdinand Pone. Mirënjohje për themeluesit e PD-së, Eduard Selami, Genc Rulin, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Tritan Shehu, Genc Pollo, Aleksander Meksi e të tjerë. Mirënjohje për liderin historik Sali Berisha, pa të cilin PD s’do kishte shpirtin dhe forcën që ka pasur”,tha Basha.

Në ceremoni mungonte ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, mungonte ish-kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli e Arben Imami, Eduard Selami, si dhe disa emra të tjerë të cilët kanë shfaqur hapur kundërshtitë e tyre ndaj Lulzim Bashës, si dhe kontestojnë legjitimitetin e tij në krye të partisë. Por formalisht edhe ndaj këtyre të përjashtuarve, Basha është kujdesur që formalisht t'u dërgojë ftesa për ceremoninë festive.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë në zonën e njohur si 'Kali i Trojës'. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Si fillim makina me greke ZH 324 397, në ec...

16:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI