Flash

Shpërthim i fortë në metronë e New York, disa persona të plagosur

Lapsi.al 11 December 2017
Shpërthim i fortë në metronë e New York, disa persona

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orën 6.30 të mëngjesit në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square në Nju Jork.

Departamenti i policisë së Nju Jorkut gjetën diçka të dyshimtë në pjesën ku qëndrojnë pasagjerët që presin trenët A dhe 1. Mediat amerikane shkruajnë se ka shumë mundësi të ketë qenë një sulm terrorist. Policia ka marrë një person i cili gjithashtu mbante me vete një pajisje me shumë tela.

Agjencitë e përforcimit të ligjit raportuan se shpërthimi nuk ndodhi i plotë, por ishte i pjesshëm. Forcat policore dhe zjarrfikësit kanë ndëhyrë në kohë. Nga ngjarja kanë mbetur disa persona të lënduar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI