Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Meta për kryeprokurorin e ri: Të zbatohet fryma e kushtetutës, çdo hap i njëanshëm cënon pavarësinë e institucioneve

Lapsi.al 11 December 2017
Meta për kryeprokurorin e ri: Të zbatohet fryma e kushtetutës,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar për herë të parë debatin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri gjatë takimit në Tiranë me homologun malazez, Philip Vujanoviç.

Meta u shpreh se zgjedhja e kryeprokurorit të ri është një ekskluzivitet i Kuvendit të Shqipërisë.

Meta shtoi se për këtë rast duhet respektuar Kushtetuta, si dhe për këtë proces të ketë një frymë bashkëpunimi me aktorëve politikë. Presidenti Meta përfundoi duke thënë se çdo hap i njëanshëm nuk do të ndihmonte në pavarësinë e institucioneve dhe rritjen e besimit në institucionet e drejtësisë.

"Për sa i takon çështjes së Prokurorit të ri të përgjithshëm sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë, si president dua të nënvizoj përderisa kemi të bëjmë me një cështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë", - u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI