Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mbledhja e grupit të PS: Nuk kapim asnjë organin kushtetues, por jemi për të zgjedhur prokurorin e ri

Lapsi.al 11 December 2017
Mbledhja e grupit të PS: Nuk kapim asnjë organin kushtetues, por jemi

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar. Në nisje të mbledhjes kreu i grupit, Balla ka ftuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve të japë të gjithë detajet për çështjen e shumëdiskutuar të kryeprokurorit.

Pas kësaj e ka marrë fjalën, Manja, duke iu referuar ligjit dhe kushtetutës ka folur për përfundimin e fatit normal 5-vjeçar të kryeprokurorit të Shqipërisë.

“U bëj thirrje  të gjithë prokurorëve që deri në 12 të bëhen pjesë e kësaj gare ne na intereson emri, por na intereson që të zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm. Na duhet një prokuror me integritet. Sipas rregullores së parlamentit, thotë që duhet caktuar me vendim dhe do të miratohet me shumicë të thjeshtë. Lidhur me një propozim për Vettingun, a do ta kalojnë kandidatët apo jo? As kushtetuta dhe as ligji nuk e ka të përcaktuar kalimin. Ai do ti nënshtrohet Vettingut, ashtu si gjithë të tjerët. Kësaj çështje i ka dhënë përgjigje ligji dhe kushtetuta. Nuk kemi tendencë që të kapim asnjë organin kushtetues, por jemi për të zgjedhur prokurorin e ri.” – tha Manja.

Ndërkohë që nga ana e PD-së ka patur akuza se PS po përpiqet që të kapë kryeprokurorin për të mbyllur çështje si ajo e Tahirit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI