Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dalin pamjet/ Djali i Aleksandër Ndokës me policë në varrimin e të atit (VIDEO)

Lapsi.al 10 December 2017
Dalin pamjet/ Djali i Aleksandër Ndokës me policë në

Dalin pamjet nga ceremonia e lamtumirës së Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po shkonte për në banesën e tij në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë mijëra vetë që nga banorë të zonës e deri tek të afërm, miq dhe figura të njohura të politikës lokale.

I pranishëm ka qenë edhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, të cilit Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në varrim. Siç duket edhe në pamjet e Report Tv, ai është sjellë nga dy furgonë policie dhe ka qenë gjatë gjithë kohës me pranga në duar dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve që e shoqëronin. Samuel Ndoka ndodhet i arrestuar për një tentativë vrasje.

<

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI