Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjendet i djegur brenda ashensorit burri në Sarandë

Lapsi.al 10 December 2017
Gjendet i djegur brenda ashensorit burri në Sarandë

Një person është gjetur i pajetë brenda kabinës së ashensorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në qytetin bregdetar të Sarandës, ndërsa dyshohet se shtetasi në fjalë mund të jetë vetëdjegur.

Informacion paraprak:

Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brëndësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI