Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Foto/ Digjet një makinë tip 'Lexus' në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Lapsi.al 11 December 2017
Foto/ Digjet një makinë tip 'Lexus' në Vlorë,

Një makinë tip ‘Lexus’ është gjetur e djegur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vlorë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 në lagjen “ Partizani”, ku është duke u djegur një mjet.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ''Lexus'', në pronësi të shtetasit Spiro Pando. Makina me targë AA 350 DN ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit Roland Deme, i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.

Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI