Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Letra e Arben Ndokës, çfarë shkroi për problemet e të vëllait në Itali

Lapsi.al 11 December 2017
Letra e Arben Ndokës, çfarë shkroi për problemet e të

Ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka e ka përmendur vëllain e tij në letrën publike që i dërgoi deputetëve kur la mandatin. Para se t’i hiqej mandati i deputetit nga ligji i dekriminalizimit, Arben Ndoka zgjodhi ta dorëzojë atë kur opozita dhe mediat nisën të denoncojnë dënimin e tij me burg për shfrytëzim prostitucioni. Sipas Ndokës, gjithçka kishte qenë një trillim, në një histori intrigash ku ishte i përfshirë edhe i vëllai. Lexoni çfarë shkruante Ndoka dy vite më parë për të vëllain:

“Mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i cili kishte makine. I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje. Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vellait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve.

Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes policie. Ai mbi bazen e nje denoncimi të saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne procesverbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare fallco dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me policin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso. Akuzat mbeten pezull dhe im vella doli ne hetim te lire. Kohe me vone, krejt rastesisht, bashke me nje shokun e tij i cili sot punon ne Kolsh te Lezhes, vellai ndeshet ne rruge me policin italian dhe me kete vajzen.

Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore. Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi.

E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te pyeten familjaret e vajzes, me të cilet ruaj sot e gjithe diten nje marredhenie familjare” shkroi Ndoka.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI