Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kapet 23-vjeçari nga Vlora me 100 doza kokaine

Lapsi.al 11 December 2017
Kapet 23-vjeçari nga Vlora me 100 doza kokaine

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar ''Centralja'', ku si rezultat është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap me 100 doza kokainë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ''Centralja'', të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Klaudio Selimajt, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ''10 Korriku'', një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI