Flash

3 mijë lekë shpërblim i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor

Lapsi.al 12 December 2017
3 mijë lekë shpërblim i pensionistëve do të jepet para

Zgjedhjet mbaruan, ndaj këtë fundviti pensionistët duhet të kënaqen me 3 mijë lekë të reja shpërblim. Ndryshe nga një vit më parë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për dhënien e këtij shpërblimi, në mënyrë që shpërblimi i pensionistëve të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet që t’ja kalojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë fond. ISSH do të nxjerrë listën e përfituesve, prej më shumë se 650 mijë pensionistësh. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët. Pritet që të miratohet një kalendar për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë. Shpërblimi Ministria e Financave sqaron se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionistë. Edhe në rastin kur janë dy pensionistë në një familje, do të përfitojnë të dy shpërblimin. Shpërblimin në radhët e pensionisteve do të përfitojnë të gjithë. Duke filluar nga ata të moshuar që marrin pension në fshat e qytet dhe duke vijuar me ish­ushtarakët, pensionet e posaçme, pensionet familjare etj. Pra çdo person që ka një pension nga shtetit, do të marrë shpërblim prej 3 mijë lek të reja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI