Flash

Ambasadorja e BE, Vlahutin: Të rishikohen kushtet e punës për gazetarët, punojnë pa kontrata

Lapsi.al 12 December 2017
Ambasadorja e BE, Vlahutin: Të rishikohen kushtet e punës për

E pranishme në Forumin e Zhvillimit të Medias Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin foli edhe për kushtet e punës ku punojnë dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.

Vlahutin kërkoi rishikim të kushteve të punës për gazetarët, ndërsa theksoi se ka shumë të tillë që punojnë pa kontrata.

“Duhet të rishikohen kushtet e punës për gazetarët. Ka shumë gazetarë që punojnë pa kontrata dhe ata janë pa mbështetje. Media nuk është biznes si bizneset e tjera”, - pohoi Vlahutin.

Kujtojmë se pak kohë më parë kryeministri Rama pati një përplasje me gazetarët duke i ofenduar ata, ndërkohë që këta të fundit i hoqën mikrofonin gjatë intervistës.

Po ashtu raporte të ndryshme të huaja e kanë cilësuar median shqiotare si pjesërisht ose pak të lirë në raport me vendet e tjera.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI