Flash

Ekziston mundësia e arratisjes, gjykata i bllokon pasaportën Saimir Tahirit

Lapsi.al 12 December 2017
Ekziston mundësia e arratisjes, gjykata i bllokon pasaportën Saimir

Udhëtimi i fundit i Saimir Tahirit drejt Gjermanisë shtoi presionin ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda që ta bllokonin pasaportën e ish ministrit të brendshëm. Partia Socialiste i kishte dhënë të gjitha hapësirat që pasaporta të bllokohej, në votimin në parlament, por prokurorët nuk e kishin parë të arsyeshme këtë masë. Ditën që doli lajmi se Saimir Tahiri kishte fluturuar drejt Gjermani pa dijeninë e avokatit të tij, për herë të parë u vlerësua seriozisht mundësia e një arratisjeje të tij jashtë vendit. Pas debatit publik, prokurorët kanë reflektuar dhe gjykata vendosi t’ia bllokojë Tahirit pasaportën, duke zyrtarizuar mundësinë që ai të arratiset jashtë vendit. Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pjesmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI