Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama nga Bullgaria: Europa të ketë qartësi, mos fillimi i bisedimeve po bëhet ushtrim frustrues

Lapsi.al 7 December 2017
Rama nga Bullgaria: Europa të ketë qartësi, mos fillimi i

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Sofje të Bullgarisë ku diskutohet integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian. Rama tha se në një kohë që Serbia e Mali i Zi po negociojnë, ka ardhur koha edhe për Shqipërinë e Maqedoninë. Rama tha gjithashtu se mos fillimi i bisedimeve duket se po bëhet një ushtim frustrues.

“Dua të nis duke theksuar se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal në të cilin ne jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit europian, dukej e pamundur. Aspirata Europiane e qytetareve tanë ka bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes sëbashku për integrim evropian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta. Ndërkohë që kemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociata. Sepse sinqerisht, kjo eshte një kontradiktë, në mënyrën sesi e shoh unë, midis të qënit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën Europiane që të ketë qartësi, se cila do të jetë perspektiva jonë. Në të njëjtën kohë mos fillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues.” – tha Rama

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI