Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Edi Rama presion Bashës me deklaratat e Lu dhe Vlahutin për prokurorin e ri

Lapsi.al 7 December 2017
Edi Rama presion Bashës me deklaratat e Lu dhe Vlahutin për prokurorin

Dy reagimet e Donald Lu dhe Romana Vlahutin që i dhanë të drejtë Edi Ramës për të zgjedhur prokurorin e ri, qoftë edhe me 36 vota, janë përdorur nga kryeministri në formë presioni për kreun e opozitës. Ftesën e mbetur pezull për Lulzim Bashën, Rama e ka përsëritur tani duke cituar dy ambasadorët që i dhanë të drejtë të zgjedhin prokurorin e përkohshëm.

“LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën” shkruan Rama.

Në ftesën e parë që i bëri kreut të opozitës, Rama qartësoi se nëse nuk binte dakort në takim me Bashën do ta votonte prokurorin e përkohshëm vetëm me votat e Partisë Socialiste.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI