Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Debat te Ligjet/ PS paraqet pikat për heqjen e Llallës, PD: Po përpiqet të kapet kryeprokurori

Lapsi.al 7 December 2017
Debat te Ligjet/ PS paraqet pikat për heqjen e Llallës, PD: Po

Kryeprokurorit Adriatik Llalla i skadon zyrtarisht sot mandati, ndërsa për të gjetur zëvendësuesin e tij është mbledhur Komisioni i Ligjeve. Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja i qëndroi linjës së mazhorancës për të zgjedhur një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm me 71 vota, ndërsa Bledi Çuçi prezantoi edhe projektvendimin dhe shpalli vakancën.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita e cila thotë se kërkon që Kushtetuta të prevalojë mbi çdo gjë dhe kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota.

Debatet:

Halimi: Prokuroria e Përgjithshme merret drejtpërdrejt me hetimin e qeverisë. Ne jemi përplasur dy herë në Komisionin e Venecias për këtë çështje. Komisioni i Venecias është shprehur qartë për atë që u miratua me konsensus në 2016. Çfarë tha, Prokurori i Përgjithshëm nuk do miratohet nga Parlamenti. Ky ka qenë debati, si do zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Historia i përkohshëm, i përhershëm për të mbaruar ca punë… Zgjedhja me më pak se 84 vota, është thikë në shpinë për reformën në drejtësi.

Çuçi: për të sqaruar diçka në lidhje me ça tha zoti Halimi. Duhet të sqaroj opinionin publik se prokurori i përgjithshëm që pas hyrjes në fuqi të ligjit, nuk merret me çështje kundër krimit të organizuar, as korrupsionit.

Manja: Kemi të bëjmë me një drejtues të zyrës së prokuroi të përgjithshëm. Është shumë e thjeshtë.

Alibeaj: Ju po nisni procedurën për të ‘rrëmbyer’ kreun e akuzës. Gjithkush e kupton. Mund të keni probleme personale me Llallën, por prokuroria e drejtuar nga ai është duke shkuar përpara. E kuptoj se midis jush dhe nesh është e lehtë të ‘ngremë’ armët dhe të luftojmë njëri-tjetrin, jo vetëm për të mbrojtur një individ apo për të luftuar kundër një individi me emrin Adriatik Llalla. S’ka arsye që të pozicionohemi kundër individit dhe Kushtetutës. Është ftesa e parë që e bëj për ju. Ftesa është edhe politike, sepse nëse hidhni këtë hap të gabuar, do bëni këtë gjë; do acaroni klimën politike këtij vendi. Kur në fakt nuk ka arsye. Po bëni kapje të pushtetit. Ne prokurorin e përgjithshëm e zgjidhnim mes balancës Kuvendi-Presidencë. Ky është hap pas vite dritë. Goditet pushteti. Pyetja është; a ka sot një problem që duhet të na mblidhte? Jo mo nuk ka një proces. Nuk ka një ngërç institucional të pazgjidhshëm. Sot nuk e kemi një ngërç të tillë të pazgjidhshëm.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI