Flash

Pse i duhej gjetur një punë Olsi Ramës në Tiranë

Lapsi.al 7 December 2017
Pse i duhej gjetur një punë Olsi Ramës në Tiranë

Në 5 vitet e fundit Olsi Rama ka jetuar në Tiranë si i papunë. Aq ra në sy, sa ditën kur nisi kursin për liçensën e drejtorit sportiv, u bë lajm në televizionet kombëtare. Gazetarët shkruan për pasionin e hershëm të tij mbi sportin dhe kujtuan vitet kur luante basketboll me Dinamon. Dalja e porositur e vëllait të kryeministrit në media nuk erdhi papritur. Që kur u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai mbajti një profil të ulët në publik, por promovimi në media u pa i nevojshëm pas disa sulmeve të forta të opozitës në parlament.

Olsi Rama kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në vitin 2013. Kthimi i vëllait të kryeministrit në Tiranë, kur çdo vit 200 mijë shqiptarë provojnë fatin për të prekur ëndrrën amerikane, i ra në sy Lulzim Bashës. Kreu i PD e solli këtë fakt në parlament, si një absurditet.

“Shqiptarët e papunë, shqiptarët e pashpresë kanë pesëfishuar numrin e aplikimeve për llotarinë amerikane që kur ky është ulur në atë karrige. Ikin shqiptarët nga sundimi i pashpresë i të vëllait, ndërsa Olsi Rama la Amerikën për të ardhur dhe jetuar si i papunë në Shqipëri, sapo vëllai iu bë kryeministër” u shpreh Basha, që nuk e la me kaq. Ai e përfshiu Olsi Ramën në një akuzë të rëndë, sipas të cilës ai ishte pjesë e konçensionit për mbledhjen e TVSH-së.

“Duke futur në skemën e TVSH gati 100 mijë biznese Rama do justifikohet se shteti nuk ka mundësi dhe kapacitet për të mbikëqyrur këtë numër biznesesh dhe ndaj duhet të jepet me koncesion. Dhe këtë do t’ia japë vëllait të tij, Olsi Ramës. Mjerimi i përket fëmijëve të Bulqizës dhe mbarë vendit, ndërsa koncesionet përgatiten për vëllain e kryeministrit dhe klientët e tij” tha Basha. Ishte ky momenti kur Edi Rama e prezantoi vëllain e tij si një njeri të zakonshëm, duke e krahasuar me kunatin e Lulzim Bashës. “Vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm”, tha Rama.

Debati vuri në lëvizje vëllezërit Rama. Nuk kaloi shumë dhe Olsi Rama u shfaq në media duke ndjekur kursin për liçensën e drejtorit sportiv. Duke respektuar dhe moton e qeverisë se “punë ka, por nuk ka profesionistë”, Olsi Rama u shfaq me mendjen në mësim gjatë orës kur jepeshin leksionet.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI