Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

OKB: 80% të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri vijnë nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës

Lapsi.al 7 December 2017
OKB: 80% të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në

Ndër fatkeqësitë natyrore, përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës i krijuan dëmet më të mëdha ekonomike Shqipërisë gjatë periudhës 1990-2014 sipas përllogaritjeve të bëra nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga fatkeqësitë (UNISDR).

Gjatë 24 viteve, 38.2 për qind e dëmit ekonomik është krijuar nga përmbytjet dhe 33.5 për qind, nga rrëshqitja e tokës dhe 7 për qind janë dëme të krijuara nga përmbytjet e shpejta. Pjesa e mbetur e dëmeve prej rreth 20 për qind ndahet ndërmjet dëmeve që kanë sjellë tërmetet, shtrëngatat, zjarret, stuhitë e borës etj.

Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit që gjatë periudhës 1990-2014 në Shqipëri  janë shkatërruar plotësisht 118 shtëpi, dhe janë dëmtuar rëndë rreth 2000 të tjera dhe janë zhvendosur nga vendbanimet më shumë se 3600 njerëz. Sipas OKB-së dëmi ekonomik ka qenë 21 milionë euro, por sipas autoriteteve shqiptare humbjet nga fatkeqësitë natyrore janë shumë herë më të larta me 36 milionë euro në një vit kalendarik.

Por Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit humbjet nga fatkeqësitë natyrorë në bazë të disa klasifikimeve. Një fatkeqësi që të konsiderohet e tillë duhet të kenë humbur jetën të paktën 10 persona, mbi 100 persona të tjerë duhet të jenë të rrezikuar seriozisht dhe kur qeveria kombëtare duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të bëhet thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Shqipëria që  nga viti 2010 ka pësuar të paktën 4 përmbytje të mëdha, por qeveria përmbytjen e fundit nuk e përllogariti si katastrofë natyrore. Për pasojë ndihmat nga jashtë dhe detyrimet e brendshme për kompensim janë vetëm në bazë vullnetare.

Drejtoria e Emergjencave Civile në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore të tilla si përmbytjet, tërmetet, zjarret etj. Që nga 2009, ku përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë, dëmi në total në vlera neto i krijuar deri në fund të 2015-s llogaritet rreth 200 milionë euro.

Vetëm nga reshjet e 6 janarit 2015 që krijuan përmbytje në disa zona në Shqipërinë e Mesme dhe në Jug të vendit,  dëmi u llogarit në rreth 15 milionë euro nga të cilat rreth 9 milionë euro u krijuan nga shembja e rrugëve dhe urave./ Monitor

Të këshilluara

FOTO/ Takohen sërish Bushati dhe Kotzias

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar gjatë vizitës në Bruksel me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën...

00:35

Del FOTO e parë e Gramoz Ruçit në Washington

Për të ishte thënë shpesh se është “non grata” nga SHBA, por Gramoz Ruçi ka gjetur një rast për të hedhur poshtë këto zëra. Gjithçka nisi nga ai refuzim vize ng...

21:42

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI