Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Xhafaj i 'premton' komisionerit Hahn: Në 2018-n nuk do jemi në listën e vendeve që kultivojnë kanabis

Lapsi.al 7 December 2017
Xhafaj i 'premton' komisionerit Hahn: Në 2018-n nuk do jemi

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ministri Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të punës së Ministrisë së Brendshme, në këtë mandat qeverisës. Ministri nënvizoi se janë marrë që tani masat për 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë.

Një vend të rëndësishëm në bisedën mes palëve, zuri njohja me Planin e Veprimit, Operacioni “Forca e Ligjit”, duke u ndaluar në elementë të tij, çfarë përfaqëson dhe si do të zbatohet. Ministri pohoi se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Ai veçoi ndihmën e ekspertëve të huaj të atashuar në Task Forcën Speciale. Zoti Xhafaj informoi Komisionerin për procesin e Vettingut që do të kryhet në Policinë e Shtetit.

Të këshilluara

FOTO/ Takohen sërish Bushati dhe Kotzias

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar gjatë vizitës në Bruksel me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën...

00:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI