Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

PS: Prokurori i ri do jetë në detyrë vetëm 1 muaj!

Lapsi.al 7 December 2017
PS: Prokurori i ri do jetë në detyrë vetëm 1 muaj!

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, deputetja socialiste Vasilika Hysi tha se prokurori i ri që do të zgjidhet nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se një muaj. Deklarata e Hysit u bë për të hedhur poshtë pretendimet e demokratëve prokurori i socialistëve do të përdoret për të mbyllur dosjet trafikut të narkotikëve. Sipas deputetit Eduart Halimi nuk është e vërtetë se prokurori i ri i përkohshëm do të qëndrojë në detyre vetëm një muaj.

“Prokurori do të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por nuk e krijojmë dot as për 1 muaj. Prokurori do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e tij deri në krijimin e KLP-së” tha Halimi.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI