Flash

Kapja e 1.6 ton drogë, rrëfehen oficerët grekë: Trafikantet na qëlluan me armë, dy kolegë ranë në det

Lapsi.al 2 December 2017
Kapja e 1.6 ton drogë, rrëfehen oficerët grekë: Trafikantet

Televizioni grek “Star” i ka kushtuar një kronikë rastit të bujshëm të kapjes së gomones me 1.6 tonë drogë që ishte nisur nga Himara.

Mediat helene kanë marrë prononcime nga dy efektivët e policisë detare të cilët kapën gomonen pas një aksioni të quajtur historik në Greqi.

Gazetari është afruar pranë gomones më 4 motorë të fuqishëm teksa tregon edhe shenjat e plumbave të cilët u lëshuan nga trafikantët.

Njëri nga oficerët tha se: “Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë”.

“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, - tha oficeri tjetër.

Ndërkohë prokurori i Pireut ka dhënë masat e sigurisë për trafikantët e arrestuar. Sot u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest me burg” për dy grekë, dy shqiptarë dhe një bullgar.

Dje dhe pardje u dhanë masat e sigurisë “arrest me burg” për 4 shqiptarë dhe dy italianë, që ishin pjesë e bandës me 11 anëtarë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI