Flash

Foto/ 'Faleminderit kryetar', përmbytjet bëjnë bashkë Edi Ramën dhe Xhelal Mziun

Lapsi.al 2 December 2017
Foto/ 'Faleminderit kryetar', përmbytjet bëjnë

Përmbytjet kanë bërë që politikanët t’i lënë mënjanë ndasitë e tyre dhe të bashkëpunojnë për situatën e krijuar. Kështu, kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu mbrëmjen e djeshme. Ai ka parë nga afër situatën në Kamëz në zonat e përmbytura duke i kërkuar informacion kreut të bashkisë Kamëz Xhelal Mziu.

Pasi të kalojë kjo faza e krizës duhet t’i shikojmë me kujdes këto pika për të nxjerrë detyrat që në ta ardhmen të mos përsëritet më në këto pika, të paktën për këto arsye”, - tha Rama.

Ndërsa Mziu tha se ekzistojnë edhe projektet për dy kolektorët. “Unë mund t’ju sjell edhe projektet e këtyre dy kolektorëve për t’i parë ekspertët se a e zgjidhin situatën”.

Mes të dyve ka vijuar biseda edhe për eskavatorin që Kamza nuk e ka marrë kur morën 61 bashkitë.

Ju nuk morët eskavator?”, - ka pyetur Rama.

Jo nuk morëm”, - u përgjigj Mziu.

Rama është shprehur se reshjet kanë qenë të larta, por dëmet janë më të vogla se viti 2015. Gjithashtu nuk ka munguar një shtrëngim duarsh dhe një falenderim për kreun e bashkisë Kamëz, xhelal Mziun.

Pasi të kalojë kriza do merremi me kujdes me pikat më nevralgjike për të bashkëpunuar që t’i dalim përpara në të ardhmen. Reshjet kanë qenë të larta. Unë pashë edhe rezultatet e instituteve që i jepnin në nivel më të lartë se 2015, por dëmet janë më të vogla. Shumë faleminderit kryetar edhe forca”, - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI