Flash

24 orë pas furise 3 mijë familje janë përmbytur, 23 shkolla të dëmtuar

Lapsi.al 1 December 2017
24 orë pas furise 3 mijë familje janë përmbytur, 23 shkolla

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile doli se rreth 3 mijë shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet, ndërsa mbi 200 banorë janë larguar nga banesat e tyre. Bilanci u dha nga këshilltari i kryeministrit Sandër Lleshi.

"Kjo sasi reshjesh ka qenë më shumë se në kulmin historik. 266 persona janë shpëtuar në kushtet e emergjencës. Kanë funksionuar pa asnjë problem hidrovoret gjë që është shumë e rëndësishme. Kemi 3300 banesa dhe familje të prekura e të dëmtuara. 23 shkolla nuk janë në gjendje ta rifillojnë mësimin për arsye të dëmtimit", tha Lleshi.

Një tjetër furi pritet të ketë edhe natën e së premtes. Situata do të përkeqësohet nga reshjet dhe prurjet e lumit Vjosa dhe banorëve në jug i është bërë thirrje të largohen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI