Flash

“Palmat dhe liqeni i Kasharit”, Berisha tregon pse u përmbyt autostrada

Lapsi.al 1 December 2017
“Palmat dhe liqeni i Kasharit”, Berisha tregon pse u përmbyt

Edi Rama mohoi akuzat e Partisë Demokratike se përmbytjet në autostradë ndodhën për shkak të hapjes së Liqenit të Kasharit dhe për shkak të mbulimit të kanaleve anësore me palma. Rama i quajti qesharake këto akuza, duke thënë se Liqeni i Kasharit një ditë më pas është 3 metra nën kuotën maksimale. Por ish kryeministri Berisha tha se Rama gënjen.

“Të dashur miq, pasi përmbyti me dorë njeriu të gjithë zonën e Bashkisë së Vorës dhe Tiranës, duke hapur portat e rezervuarit të Kasharit dhe mbyllur me palma kanalet anësore të autostradës Tirane – Durrës, Edi Rama vendosi të mbulojë krimin e tij të shëmtuar me një trillim të ulët të padenjë edhe për një gangster ordiner” shkruan Berisha në një status në Facebook. Ish kryeministri thotë se në mes të përmbytjeve, Rama u kujdes të përhapë lajme të rreme për dy kryebashkiakët e PD, që ishin në krye të detyrës.

“Ai, në kulmin e vërshimit dhe të rrezikut nga përmbytja të qindra e qindra banorëve në këtë zonë, i bënte thirrje me tellallët e tij kryetarit të bashkisë së Vorës z.Fiqiri Ismaili dhe kryetarit të bashkisë së Kamzës z.Xhelal Mziu të paraqiten në krye të detyrës, ndërkohë që këta dy qeveritarë vendorë në krye të detyrës, përballeshin me pasojat e rrebeshit dhe përmbytjes në zonat e tyre.

U bëj thirrje banorëve të këtyre zonave dhe bizneseve të ngrenë menjëherë padi penale dhe civile ndaj tij dhe të gjithë atyre që u bënë pjesë me natyrën në fatkeqësinë e tyre të madhe material” shkruan Berisha. Mediat pranë qeverisë iu referuan “burimeve” kur nxorrën lajmin se policia kishte shkuar në shtëpinë e Xhelal Mziut, por ai ishte në gjumë gjatë të gjithë natës së përmbytjeve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI