Flash

Policia nxjerr shkaqet e aksidentit në kohë rekord: Nuk ka faj eskorta e Edi Ramës (FOTO)

Lapsi.al 27 November 2017
Policia nxjerr shkaqet e aksidentit në kohë rekord: Nuk ka faj eskorta

Në një njoftim për mediat, pak minuta pas aksidentit të eskortës së Edi Ramës në Korçë, policia ka nxjerrë fajtor drejtuesin e mjetit tip Golf. Në një njoftim për shtyp thuhet se "mjeti tip "Voslkswagen", që udhëtonte në krah të kundert me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga".

Në kohë rekord, policët e Korçës kanë nxjerrë rezultatin e hetimeve për aksidentin duke shfajësuar eskortën e kryeministrit. Servilizmi dhe frika për ndëshkimin që mund t'i vijë nga Tirana, e kanë bërë policinë të japë një njoftim qesharak dhe të turpshëm, duke fajësuar drejtuesin e mjetit Volkswagen, ende pa u mbyllur hetimet.

Përplasja ndodhi në rrugën Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Mjeti tip Golf u përplas me dy makina të eskortës së Edi Ramës.

Të dëmtuar janë një drejtues mjeti i eskortës dhe një pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I dëmtuar më lehtë është dhe një mjet tip furgon qe ishte pjesë dhe në fund të eskortës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI