Policia jep detajet e para për atentatin me tritol në Vlore, ku nga shpërthimi në makinë mbeti i plagosur rëndë 25-vjeçari Ines Hajrulla. Sipas policisë, ai është person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është djali i nje biznesmeni në Vlorë, pronari i nje lokali po në këtë qytet.
Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të shumta që ka marrë në pjesën e kembëve. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje. Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa AA298SL.