Flash

Basha: Inceneratorët janë afera korruptive, pronarët e tyre të vërtetë janë Rama dhe Ahmetaj

Lapsi.al 27 November 2017
Basha: Inceneratorët janë afera korruptive, pronarët e tyre

Lulzim Basha ka denoncuar sot atë qe e quan si skandalin e ndërtimit të tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Ne nje deklaratë për mediat, Basha foli me emra dhe theksoi se Edi Rama e Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të tyre.

200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre. Inceneratorët janë shkatërrues për shtetin. Projekte të inceneratorëve janë zbuluar si afera korruptove dhe kriminale. Mediat kanë zbuluar dhe kanë venë në dispozicion dhe shihet që janë nga i njëjti person. Duket qartë që pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. 4.8 milion euro i kanë thënë incenerëtorit të fierit pa filluar asnjë punë. Në total janë 400 milion euro që do të shpenzohen për 10 vitet e fundit. Bëjnë një kontratë me privatin dhe privati nuk merr asnjë rrisk. Po përpiqen të bëjnë një në Korçë, një tjetër në Rrogozinë ku të gjitha janë ngritur në protestë. Po fshehin pronarët e vërtetë. Është një aferë kriminale një aferë mafioze.”, - deklaroi Basha.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI