Flash

Mimoza Hafizi: Nuk iki nga LIBRA, Blushi do ta kthejë në domen personal!

Lapsi.al 27 November 2017
Mimoza Hafizi: Nuk iki nga LIBRA, Blushi do ta kthejë në domen

Kontrolli mbi LIBRA-n duket të ketë qenë shkaku kryesor i konfliktit mes Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit. Pas humbjes në 25 Qershor ku LIBRA mbeti e papërfaqësuar në parlament, Mimoza Hafizi nisi kërkesën për ndryshimin e statutit.

"Disa muaj më parë, unë propozova një paketë të vogël ndryshimesh statutore, për ta bërë më efikas funksionimin e Libra-s, pa cënuar kolegjialitetin dhe frymën demokratike. Kam insistuar të ruaj të drejtën e çdo anëtari dhe veçanërisht të njerëzve që kanë kontribuar fort, për të propozuar emrat e përfaqësuesve politikë Libra apo të kandidatëve për organet drejtuese. Që këto kompetenca të mos kthehen në asnjë mënyrë në ekskluzivitete të kryetarit apo kujtdo qoftë. Se kam dashur që Libra të mos jetë Rilindja, nga e cila kam ikur me protestë, bashkë me z. Blushi, pikërisht për arsye demokracie dhe respekti normash" shkruan Mimoza Hafizi.

Sherri ka nisur kur Blushi është njohur me nismën e Mimoza Hafizit për të ndryshuar statutin. Projektit të Hafizit, Blushi i është përgjigjur me disa ndryshime të tjera statutore.

"Eshtë ky qëndrim i imi i patundur, që ka prekur projektin e ri të z. Blushi për ta kthyer Libra-n në një domen të vetin personal, projekt i cili po kthjellohet çdo ditë pas 25 qershorit. Përmes ndryshimeve statutore, që kanë nxjerrë kokën në një dokument fillestar të sapo hartuar e qarkulluar nën presionin e tij, ai po tenton të përqëndrojë kompetencat në dorën e tij të vetme. Ky do të ishte dhe uzurpimi « de jure » i Libra-s" shkruan Hafizi, sipas të cilës në parti ka nisur spastrimi i mbështetësve të saj.

"Rreth kryetarit janë mbledhur vetëm një grup i vogël njerëzish të tij të preferuar, që nuk mendojnë gjë tjetër veç si të shpallin sa më shumë armiq të brendshëm, të përjashtojnë apo largojnë personat më kontribues dhe me influence, t’i ushtrojnë presion anëtarëve të thjeshtë për të denigruar kundërshtarët, të përdorin mjetet e propagandës së partisë në funksion të interesave të grupit të tyre" shkruan Hafizi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI