Flash

Policia italiane shkon për t'i arrestuar për drogë, shqiptari rreh me karate policët

Lapsi.al 27 November 2017
Policia italiane shkon për t'i arrestuar për drogë,

Dy qytetarë shqiptarë të akuzuar për zotërim droge me qëllim shpërndarjen dhe kundërshtim të forcave të rendit janë arrestuar në Milano. Atyre u janë sekuestruar 631 gramë kokainë dhe 1000 euro cash. Dy shpërndarësit ishin me qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedentë penalë. Arrestimi i dy personave, të moshës 41 dhe 42 vjeç është kryer më 24 nëntor. Atyre iu bë edhe kontroll në banesë, ku përveç drogës kishin edhe një peshore dhe material të ndryshëm për paketimin, 1.000 euro cash dhe dy celularë.

Dy shqiptarët shpërndanin drogë në zonën e quajtur Baggio, u kishte skaduar pasaporta dhe tani shtëpia ku jetonin po kontrollohet imtësisht. Gjatë arrestimit një polic mbeti i plagosur lehtë. Shqiptarët në fjalë ishin të dy punonjës sigurie në lokalet e natës. Policët ndodheshin në zonë pasi kishin marrë disa sinjalizime nga shitësit dhe banorët dhe kur panë shqiptarin 41 vjeçar që po dilte nga shtëpia iu afruan, por truproja, i cili ndoshta ishte një njohës i mirë i arteve marciale, reagoi me forcë duke u shkaktuar trauma të lehta fizike dy agjentëve përpara se të prangosej.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI