Flash

Furnizonte gjimnazistët e Tiranës me ekstazi, arrestohet 30 vjeçari

Lapsi.al 21 November 2017
Furnizonte gjimnazistët e Tiranës me ekstazi, arrestohet 30

Policia e Tiranës godet një rast të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e kryeqytetitl. Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës” thotë policia në njoftimin për media.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi), 1 krehër pistolete model 54, 4 fishekë luftarake model 54 dhe 1aparat celular i markës "Iphone 5".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI