Flash

Gjykata Kushtetuese e bllokuar, s'ka kuorumin për të marrë vendime

Lapsi.al 21 November 2017
Gjykata Kushtetuese e bllokuar, s'ka kuorumin për të marrë

Gjykata Kushtetuese duket se është në pamundësi për të marrë vendime për shkak se nuk arrin kuorimin e anëtarëve të trupës gjykuese.

Këtë të martë, kjo gjykatë duhej të shprehej me vendim mbi kërkesën e Shoqatës së Prokurorëve ndaj ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, raporton TCH.

Por për shkak të mosformimit të kuorumit, vendimi u shty për në datën 19 dhjetor.

Nga 9 anëtarë që ka trupa e Gjykatës Kushtetuese, 2 prej tyre u ka mbaruar afati, ndërsa një tjetër gjyqtar për arsye shëndetësore nuk u paraqit në detyrë.

Shoqata e Prokurorëve kundërshton dhënien e disa kompetencave gjyqtarit paraprak, në një kohë që Kushtetuta ia atribuon Prokurorisë, siç janë vendimet e pushimit, apo dërgimit të dosjes në gjyq.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI