Flash

Paloka: Në Durrës krimi dhe politika janë bërë një, Rama hesht dhe e mbron Dakon njëlloj si Tahirin

Lapsi.al 21 November 2017
Paloka: Në Durrës krimi dhe politika janë bërë

Në lidhej me përgjimet e përfolura të Vangjus Dakos ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Eduart Paloka. Paloka ka deklaruar se krzeministri Rama nuk po jep asnjë shpjegim për këtë rast pasi po pret të marrë dorë edhe Prokurorinë.

Sipas Palokës, krimi dhe politika janë bërë një në qytetin e Durrësit. Ai vayhdon duke thënë se janë përdorur paratë e drogë dhe krimit për të blerë vota në zgjedhje dhe se kjo gjë është e provuar nga Prokuroria e cila ka në dorë regjistrimet e Vangjush Dakos

Deputeti i PD-së shprehet se Rama dhe Vangjushi nuk japin asnjë shpjegim, pasi duan të marrin nën kontroll Prokurorisë. Paloka përfundon duke thënë se Rama po vepron me Dakon njëlloj si me Tahirin, po jep mbrojtje politike nga drejtësia.

"Në Durrës, politika dhe krimi janë bërë një. Këtë model Edi Rama e ka ngritur njesoj kudo, në Durrës, Elbasan, Tiranë e kudo. Formula është: Përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet dhe më pas, me pushtetin e fituar, pasurohu për vete, pasuro dhe krimin. Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve të fundit duke u premtuar tendera kriminelëvë më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave. Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk japin asnjë shpjegim shqiptarëve për këtë çështje. Qëllimi i tyre është të heshtin deri sa të kapin plotësisht edhe Prokurorinë. Marrja nën kontroll e Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën në fakt Vangjush Dakon, të ndihet i paprekshëm. Edi rama po e trajton Vangjush Dakon njesoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia se gjithçka dhe të gjithë lidhet me krimin." – u shpreh Paloka.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI