Flash

Projektbuxheti 2018/ Ministri Gjiknuri: Qeveria ka në plan të ndërtojë 2 aeroporte të reja vend

Lapsi.al 21 November 2017
Projektbuxheti 2018/ Ministri Gjiknuri: Qeveria ka në plan të

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë për pr.buxhetin e vitit 2018, ndërsa tha se me këtë buxhet do të ketë investime në disa sektorë. Gjiknuri tha se rruga e re Tiranë-Elbasan do të përfundojë vitin tjetër.

Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër dhe do të ketë më pak trafik për qytetarët që kanë hasur probleme gjatë kësaj kohe, sepse do të lidhet edhe me segmentin Tiranë-Durrës. Do të hapim dhe kompletojmë projektin e ri që ka të bëjë me by-pass-in e Tepelenës, që kompleton gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesën tjetër që shkon në Sarandë.”- tha Gjiknuri.

Ai u shpreh gjithashtu se buxheti parashikon investime të tjera siç është korridori veri-jug që është pjesë e korridorit Ionian-Adriatik dhe që do të ndihmojë që Shqipëria të lidhet më mirë me vendet fqinje. Gjiknuri njoftoi edhe planet qe qeverisë për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend, konkretisht në Sarandë dhe Vlorë.

Gjiknuri parashtroi edhe planet që ka qeveria për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend. “Kemi plane për ndërtimin e aeroporteve të reja, një konsorcium turk ka shprehur interes për aeroportin e Vlorës dhe po bën fizibilitetin, ndërsa synim mbetet edhe një aeroport turistik në Sarandë. Me kapacitetet turistike që ka Saranda, ka mundësi që ta justifikojë ngritjen e një aeroporti”- tha Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI