Flash

Detaje të reja/ Dako doli në përgjimet e shërbimeve sekrete për grupet kriminale

Lapsi.al 20 November 2017
Detaje të reja/ Dako doli në përgjimet e shërbimeve sekrete

Dalin të tjera detaje nga afera ku flitet se është i përfshirë kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Gazetari Trashgim Sokolaj tha në studion e emisionit “Opinion” se historia ndaj kryebashkiakut socialist nisi rastësisht nga disa shërbime të inteligjencës të vendeve partnere. Sipas tij, gjatë punës që këto shërbime po bënin duke mbajtur nën përgjim disa grupe kriminale ka dalë në skenë emri i kryebashkiakut, Dako.

Ai tha se Dako përmendet disa herë në përgjime kur flitet për shpërndarje parash për të mbledhur karta identiteti gjatë zgjedhjeve si dhe për të bërë presion në disa zgjedhës të tjerë. Gazetari nuk përcaktoi nëse në përgjime ka rënë vetë Dako, apo janë sërish “kriminelë” që flasin në emër të tij.

Sokolaj tha se më pas hetimet ndaj kryebashkiakut Dako kanë nisur nga prokuroria para 5 muajve. Ai shtoi se burimet konfidenciale i kanë treguar se hetimet do të rezultojnë me arrestime. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI