Flash

‘Kurieri’ austriak: Si ndikon çështja Tahiri në hapjen e bisedimeve me BE-në

Lapsi.al 20 November 2017
‘Kurieri’ austriak: Si ndikon çështja Tahiri në

Gazeta e njohur austriake, Kurier, në një shkrim të sajin thekson se zbardhja e ngjarjeve ku është përfshirë Saimir Tahiri mund të bëhet një çështje vendimtare model në Shqipëri.

Duke iu referuar mediave shqiptare, Kurier shkruan se Tahiri është zhdukur prej pak kohësh. (botim i djeshëm, para se Tahiri të kthehej nga Gjermania)

“Kur një sipërmarrës shqiptar u ndalua nga policia për shkak se po i jepte makinës me shpejtësi, dhe në fuoristradën e tij u gjetën 800 mijë euro kesh dhe dy patenta anijesh të ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, gjërat për ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare u errësuan shumë. Sidomos për shkak se emri i tij kishte dalë një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një bosi shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri është përlyer disa herë, dëgjohet në bisedat telefonike të përgjuara të shefit të fuqishëm të drogës”.

Kurier thekson se llogaritë e Saimir Tahirit, por edhe gruas, prindërve, si dhe kushërinjve të largët po kontrollohen.

Kurier përshkruan panoramën politike të vendit, në një kohë kur pritet hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE, në pranverë.

Gazeta mbështetet tek deklaratat e Romana Vlahutin kur shkruan se pa zbatuar reformën në drejtësi, për Shqipërinë nuk ka bisedime për anëtarësim.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë.

Kurieri vjenez raporton se Tahiri mohon çdo akuzë. Por, në një situatë kur ende nuk dihet nëse bisedimet do të marrin OK-n e perëndimorëve, zbardhja e ngjarjeve ku është përfshirë Tahiri mund të bëhet, siç shkruan Kurier, një çështje vendimtare model në Shqipëri.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Vdes nga mbidoza një i ri në Tiranë

Një i ri ka gjetur vdekjen në Tiranë pasi kishte marrë mbidozë heroine. Ngjarja konfirmohet nga policia e kryeqytetit, e cila thotë se  A.T., 32 vjeç, është gje...

17:59

Vetëvaret një 23-vjeçar në Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kurtiz të Memaliaj. Një i ri është vetëvarur në një pemë që ndodhej pranë bahces së tij. Sic njofton polic...

16:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI