Flash

Vangjush Dako i dredhon akuzës se ka bashkëpunuar me bandat

Lapsi.al 20 November 2017
Vangjush Dako i dredhon akuzës se ka bashkëpunuar me bandat

Vangjush Dako ka folur për të mos thënë asgjë. Pasi Lulzim Basha e akuzoi se ka rënë pre e përgjimeve të shërbimeve të huaja si njeri që u ka bërë favore bandave në këmbim të votave, Dako ka dhënë një përgjigje evazive.

Sipas tij është humbje kohe të merresh me Bashën dhe me PD, të cilët  "e kanë humbur thellë dhe më thellë (Durresin), duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua", ka thënë ai për Tema.

Dhe pa thënë asnjë fjalë për akuzën konkrete, Dako ka shtuar: “Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë".

Të njëjtin qëndrim pati mbajtur Dako edhe kur u tha se atij i kishte refuzuar vizën ambasada amerikane. Dako bëri një përgënjeshtrin por pa pohuar ose mohuar nëse kjo ishte e vërtetë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Vetëvaret një 23-vjeçar në Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kurtiz të Memaliaj. Një i ri është vetëvarur në një pemë që ndodhej pranë bahces së tij. Sic njofton polic...

16:24

Plagosen dy shqiptarë në Napoli

Pas një sherri të ndodhur mbrëmë në zonën e Acerra në Napoli, dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur. Si raportojnë mediat vendase, ata janë dërguar në spital, dh...

15:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI