Flash

Shefja e ONM në Tiranë: Po pres shpifjet, sulmet dhe lajmet e rreme ndaj meje

Lapsi.al 20 November 2017
Shefja e ONM në Tiranë: Po pres shpifjet, sulmet dhe lajmet e rreme

Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për vettingun e gjykatësve dhe të prokurorëve thotë se pret t’i ndodhë e njëjta gjë që ndodhi me Romana Vllahutin.

Në një intervistë për Deutche Welle, Calavera tha se e ka të qartë se do të ketë një kundërsulm të atyre që do të preken nga vetingu.

“Kryetarja jonë e Delegacionit të BE-së në Tiranë, ka qënë subjekt fushatash denigruese, shpifjesh dhe sulmesh totalisht pa asnjë bazë. Jam realiste që vettingu do të prekë interesa financiare të individëve që janë pasuruar padrejtësisht dhe nuk do të jetë një proces i qetë. Pres lajme të rreme, gjysëm të vërteta, fushata shpifjesh, sulmesh denigrurese ndaj meje. Por jam e përgatitur t’i përballoj. Vettingu është një proces që duhet mbrojtur, ai nuk është një show" thotë Calavera, që paralajmëron largimin e atyre që i quan “mollët e kalbura” të shportës.

“Jam e bindur që shumë gjykatës dhe prokurorë do ta kalojnë vettingun pa vështirësi, nuk dua të stigmatizoj gjithë sistemin gjyqësor, ka profesionistë shumë të mirë. Por në të njëjtën kohë do të jemi të aftë të identifikojmë “mollët e kalbura të shportës”, ata që nuk do ta kalojnë testin e vettingut” thotë Calavera e cila nuk përjashton as Prokurorin e Përgjithshëm nga Vetingu.

“Të gjithë prokurorët do të kalojnë në skanerin e vettingut. Të gjithë. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese” siguron ajo.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI