Flash

RAPORTI/ 10% e shqiptarëve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm

Lapsi.al 20 November 2017
RAPORTI/ 10% e shqiptarëve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm

Të paktën 290 mijë shqiptarë, sipas një raporti të Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Raporti i këtij viti për urinë vlerëson se në këtë gjendje është 10% e popullsisë totale në Shqipëri, përqindja më e lartë në Europë.

Të njëjtin tregues, Bosnja e ka 1.4% të popullsisë, Mali i Zi 1.8%, kurse Serbia 4.1%. Europa e zhvilluar as që i diskuton më tregues të tillë, raporton Monitor.

Sipas shpjegimit që i bëjnë Kombet e Bashkuara treguesi i prevalencës ekstreme të pasigurisë ushqimore ndahet në dy kategori. Pasiguri e lehtë dhe pasiguri ekstreme. E lehta ka të bëjë me faktin se individët arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm, por cilësia dhe vlerat ushqyese që mbart ai janë poshtë standardeve. Kurse pasiguria e lartë ushqimore do të thotë marrje të ushqimit në nivele më të ulëta sesa kërkohet për të jetuar sipas një standardi të konsideruar normal. Pra individi në këtë rast nuk arrin të konsumojë aq ushqim sa do dhe vlerat ushqimore nuk janë çështje diskutimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI