Flash

Paralajmërimi i drejtorit të Policisë së Shtetit: 'Forca e ligjit' do të shtrihet brenda dhe jashtë Shqipërisë

Lapsi.al 20 November 2017
Paralajmërimi i drejtorit të Policisë së Shtetit:

Në një pronocim pë mediat në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese të ndërmarra në kuadër të ‘Javës së Sigurisë Rrugore’, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako si dhe Drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro bënë me dije masat e ndërmarra nga policia. Çako tha se operacioni ‘forca e ligjit’ do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.

Sipas Çako, qëllimi i këtij operacioni do të jetë lufta pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale.

“Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale. Policia e Shtetit do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë për të kapur standardet e BE në drejtimin e parandalimit të aksidenteve me pasoja në mënyrë të veçantë ashtu sikurse po punon për kontrollin e lëvizjeve por edhe monitorimin më të gjithë ahpësirën e vendit tonë”- tha Cako.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI