Flash

Letra e Ramës për liderët e BE-së, reagon Vasili: Je një mashtrues publik...

Lapsi.al 20 November 2017
Letra e Ramës për liderët e BE-së, reagon Vasili: Je

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas letrës së Ramës drejtuar 28 liderëve të BE-së, të cilëve u kërkon ndihmë për luftën kundër trafikut të drogës. Vasili thotë se deri më tani Rama gënjente publikisht për kanabisin, ndërsa së fundi u kujtua për ndihmë të europianët. Më poshtë reagimi i tij.

“Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerrë nga goja kundër çdo partie,individi,media të të gjitha llojeve shqiptare e ndërkombëtare, që flisnin për drogën dhe efektin shkatërrimtar të saj për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nuk la gënjeshtër,manipulim faktesh, ngjarjesh e raportesh për të mohuar,mbuluar dhe përdorur për pushtetin e tij dhe për të blerë vota, këtë tragjedi politike e sociale.

Sot po ky kryeministër u dërgon letër shteteve europiane për ndihmë për drogën, që po ky që medemek e kishte "eliminuar" 99%".

Ja ç'thoshte ky kryeministër jo më larg se 2 javë më parë dhe kuptoni më mirë çdo të thotë gënjeshtar që as skuqet as zverdhet.

Ja ç'thoshte kryeministri: “ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë".

Të këshilluara

Vetëvaret një 23-vjeçar në Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kurtiz të Memaliaj. Një i ri është vetëvarur në një pemë që ndodhej pranë bahces së tij. Sic njofton polic...

16:24

Plagosen dy shqiptarë në Napoli

Pas një sherri të ndodhur mbrëmë në zonën e Acerra në Napoli, dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur. Si raportojnë mediat vendase, ata janë dërguar në spital, dh...

15:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI