Flash

Tenderi i 'çuditshëm' i SHISH, blen gjizë dhe lule 'gojë ujku'

Lapsi.al 20 November 2017
Tenderi i 'çuditshëm' i SHISH, blen gjizë dhe lule

Shërbimi Informativ Shtetëror u vu në qendër të opinionit pas dorëheqjes së drejtorit Visho Ajazi Lika.

Në vend të tij u komandua zëvendësi, Helidon Bendo. Ky i fundit është propozuar nga kryeministri për drejtues të ri, ndërsa ende nuk është dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Bendo ka vijuar të ketë rolin e titullarit, madje duke bërë edhe tendera.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi të SHISH. Normalisht, ky shërbim blen pajisje përgjimi, telekomunikacioni, por, drejtuesi i ri ka menduar ta fillojë ndryshe detyrën e re. Blerjen e parë, Bendo e ka për lule, por që nuk janë të zakonshme.

Në dokumente përcaktohet se SHISH do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit prej 34 450 lekë, pa TVSH, me objekt “blerje lule stinore”. SHISH kërkon 400 lule “vjollca”, 150 lule “Misiri”, 90 lule “gojë ujku” dhe 49 lule “gjize”. Nga emri i luleve, duken të tmerrshme, por në fakt janë tepër të veçanta.

Sipas Shërbimit, lule “vjollca” duhet të jetë e shkurtër, të vendosura në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura. Lule

“Misiri” duhet të jenë të shkurtëra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura.

Ndërkohë, lule “gojë ujku” duhet të jenë të shkurtra në vazo plastike një përdorimshe me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura. Lulet e “gjizës” duhet të jenë të shkurtëra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, dhe të çelura.

Mësohet se lulet do të blihen 5 ditë nga bërja e tenderit, ndërsa dokumenti mban emrin e Helidon Bendos. Mesa duket, godina e SHISH që më tepër simbolizon misterin dhe frikën, tashmë ka vendosur të “zbutet” me disa lule të ralla./TPZ.AL/

Të këshilluara

Vetëvaret një 23-vjeçar në Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kurtiz të Memaliaj. Një i ri është vetëvarur në një pemë që ndodhej pranë bahces së tij. Sic njofton polic...

16:24

Plagosen dy shqiptarë në Napoli

Pas një sherri të ndodhur mbrëmë në zonën e Acerra në Napoli, dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur. Si raportojnë mediat vendase, ata janë dërguar në spital, dh...

15:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI