Flash

Bode: Skandali “Tahiri” nuk i dha besueshmëri PD-së, jo LSI në rresht të parë të opozitës

Lapsi.al 20 November 2017
Bode: Skandali “Tahiri” nuk i dha besueshmëri PD-së, jo

Skandali “Tahiri” mbetet në krye të debatit politik në Shqipëri. Pranohet gjerësisht se ai goditi rëndë mazhorancën dhe qeverinë e kryeministrit Rama, por a i dha ky debat një avantazh opozitës. Ridvan Bode, një nga emrat e rëndësishëm në qeveritë “Berisha” tha në një intervistë për gazetaren Mirela Milori në AbcNews se nuk e pa opozitën të ngrinte kredibilitetin e saj në këtë situatë.

“Opozita nuk u ngrit në lartësinë e duhur në debatin “Tahiri”. Nëse mazhoranca u godit nga kjo, unë e ndiej se te opozita ka ende një mungesë besimi. Njerëzit shohin te mazhoranca rënien pas skandaleve, por nuk shoh që kjo të ketë shkaktuar rritje besimi te opozita. 

Ka ende dyshime te PD. Njerëzit e shohin si një lojë politikën e PD. Pas asaj që ndodhi pas 90 ditëve në me çadrën u duket se dhe kjo është një lojë. E shoh si pjesë e pazotësisë të opozitës për të bindur publikun.

PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët.

Cilësia e opozitës në parlament? I takon PD-së të bëjë vlerësime. Unë tani jam një vetëm komentues jo pa eksperiencë. Nuk jam kundër qarkullimit të elitave, por ajo që ndodhi ishte e tepruar. Duhet besueshmëri edhe te figurat që futen në debat” – thotë Bode. Ai bën edhe një vlerësim për opozitarizmin e LSI-së.

“LSI është një parti që ka më pak kredibilitet në frontin opozitar. Nuk i takon asaj të jetë në reshtin e parë të opozitës” – thotë Bode.

Ish-ministri i financave kritikoi ashpër buxhetin e qeverisë për vitin 2018, por i pyetur nga gazetarja gjeti edhe dy elementë pozitivë.

“Buxheti ka 2 elementë pozitivë. Nuk bën aventurë në një vit ku ka probleme të mëdha. Maturia përbën një element pozitiv. Elementi i dytë pozitiv është se duket sikur po e ul borxhin publik pas gafave të bëra në mandatin e parë”.

I pyetur për vlerësimin që Rama i bëri në intervistën dhënë Eni Vasilit ku e quajti “ekonomist që punonte më partiturë ndërsa të tjerët luanin me vesh”, Bode tha se ndoshta Rama e kishte me hile këtë kompliment.

“Po të isha në politikën aktive do të ndihesha jo mirë. Tani që jam jashtë vijës së parë të politikës nuk më lë pa ngacmuar, por më duket se dhe këtë e ka me hile që më bën komplimente mua” – e mbyll Bode. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vdes nga mbidoza një i ri në Tiranë

Një i ri ka gjetur vdekjen në Tiranë pasi kishte marrë mbidozë heroine. Ngjarja konfirmohet nga policia e kryeqytetit, e cila thotë se  A.T., 32 vjeç, është gje...

17:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI