Flash

Procesi 'Shullazi'/ Gjykata pranon kërkesën për ballafaqim mes biznesmenit, shoferit të tij dhe noteres

Lapsi.al 21 November 2017
Procesi 'Shullazi'/ Gjykata pranon kërkesën për

Biznesmeni Ylvi Beqaj do të përballet me Romeo Taren dhe dhe Besnik Musait, po ashtu dhe noteres Aida Spahiu për të zbardhur kontratën për ‘Vollgën’. Besnik Musai është shoferi i Beqajt, ndërsa Romeo Tarja ish-bodigardi personal i biznesmenit.

Ballafaqimi mes tyre do të bëhet për të zbardhur mënyrës se si u bë kontrata për ish-hotel Vollgën tek noteri. Vetë biznesmeni Ylvi Beqja ka dëshmuar më parë se është kërcënuar nga Shullazi dhe këto deklarata janë konfirmuar edhe nga shoferi i tij, Besnik Musai.

Ndërkohë sot palët debatuan edhe në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për të lejuar leximin e deklarimeve të dhëna nga Jani Zaka, i cili sipas sistemit TIMS rezulton të jetë largur nga Shqipëria.

Kujtojmë se Jani Zaka është një tjetër biznesmen i kërcënuar nga Shullazi për një sipërfaqe parking në rrugën e Kavajës në kryeqyteti. Biznesmenit i vu edhe një sasi tritoli, akt i cili dyshohet se ka lidhje me shullazin dhe me mosdhënien e sipërfaqes së parkingut.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI