Flash

Përplaset për vdekje 23-vjeçarja në autostradë, fëmijët e saj dëshmitarë të aksidentit

Lapsi.al 21 November 2017
Përplaset për vdekje 23-vjeçarja në autostradë,

Një 23-vjeçare nga Mirdita, nënë e dy fëmijëve, u përplas për vdekje në superstradën Mamurras-Milot. Ngjarja ndodhi një kilometër larg mbikalimit të Patokut.

Fëmijët e vegjël po prisnin nënën e tyre në anën tjetër të rrugës, kur Davida Dodën e përplasi një makinë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ajo kishte kaluar superstradën për të blerë ilaçe në një farmaci. Të njëjtën rrugë, duke kaluar trafikndarëset, mori për t’u rikthyer tek fëmijët e saj.

Drejtuesi i makinës, një shtetas kosovar, u shoqërua nga policia.

Dëshmitë e vdekjeve pranë mbikalimit të Patokut janë të shumta, por kjo nuk i tremb banorët, që e kanë rutinë kalimin e superstradës në këmbë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI