Flash

Patozi: Dështimet e Bashës nuk erdhën për faj të statutit. S'kam lidhje me dokumentin e publikuar në media

Lapsi.al 21 November 2017
Patozi: Dështimet e Bashës nuk erdhën për faj të

Nga Astrit Patozi

Ka pasur një vërshim telefonatash dhe mesazhesh në adresën time dhe të shumë kolegëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD, pas lajmit të një projekti për ndryshime statutore që, sipas shtypit, do t'i paraqiten Lulzim Bashës si zgjidhje për kapërcimin e krizës. Për shkak të keqkuptimeve të krijuara, qëllimisht ose pa dashje, dhe të shumë lajmeve për këtë çështje, që shoqërohen me foton time, jam i detyruar të sqaroj se, as e kam lexuar dhe as kam lidhje fare me atë tekst.

Natyrisht, nuk e paragjykoj dot atë nismë, sepse mendoj që çdo anëtar apo grup anëtarësh të Partisë Demokratike është në të drejtën e vet që të paraqesë ide apo opinione në shërbim të forcës sonë politike, ashtu siç secili e mendon.

Përsa më takon, mund të them se ne jemi në një fazë shumë më të avancuar të aksionit tonë politik, pas shpalljes së platformës politike, e cila prej kohësh është në dispozicion të publikut dhe të forumeve të PD. Unë nuk kam besuar për asnjë sekondë se dështimet e Lulzim Bashës erdhën për shkak të dobësive të statutit, ndaj edhe asgjë nuk mund të riparohet përmes ndryshimeve të tij. Përkundrazi, është pranuar botërisht, edhe prej vetë kryetarit, që statuti u shkel dhe nuk kuptohet se çfarë garancie mund të kenë demokratët që edhe i riu nuk do të injorohet prapë.

Por më e rëndësishmja është se platforma jonë e kërkon ndryshimin pozitiv dhe ringritjen tani, kurse ndryshimet e mundshme statutore e shtyjnë atë pas 4 vjetësh dhe e lënë në vullnetin e Lulzim Bashës prapë, nëse do t'i kthehet zakonit të vjetër si në marrëveshjen e 18 majit apo jo. Problemet dhe humbjet e Partisë Demokratike, sipas meje, janë krijuar dhe kanë ardhur për shkak të një vullneti të mbrapshtë politik, dhe pikërisht aty duhet gjetur zgjidhja.  Në këtë pikë unë bie dakord plotësisht me të gjithë ata që mendojnë se nuk arrihet asnjëherë fitorja e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të sistemit (Kodit Zgjedhor). E cila, me hallin që e ka zënë Partinë Demokratike, përkthehet që nuk arrihet kurrë ringritja e saj, thjesht duke ndryshuar librin e rregullave (statutin).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI