Flash

Ilir Meta: Pse dhënia e pasaportave shqiptare qytetarëve kosovarë dëmton të dy vendet

Lapsi.al 21 November 2017
Ilir Meta: Pse dhënia e pasaportave shqiptare qytetarëve kosovarë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta deklaroi se marrja e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës, që ata të marrin pasaporta për të lëvizur pa viza në zonën ‘Schengen’, është një lëvizje jo produktive dhe jo racionale nga e cila do të dëmtoheshin edhe qytetarët e Kosovës, edhe të Shqipërisë.

Kështu u shpreh Ilir Meta në Maqedoni, pasi u pyet për këtë çështje në një intervistë të Radios Europa e Lirë.

“…Sepse jo vetëm që nuk është e drejtë që qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të kenë kenë pengesë, por njëkohësisht besoj se marrja e shtetësisë shqiptare nuk do të ishte asnjë zgjidhje për të lehtësuar lëvizjen e tyre drejt vendeve të zonës Shengen për arsye se vetë Shqipëria është një vend i detyruar të tregojë kujdes të vazhdueshëm sa i takon gjithë detyrimeve që burojnë nga zbatimi i liberalizimit të vizave.

Pra, do të ishte një lëvizje joproduktive, një lëvizje joracionale dhe nga e cila jo vetëm që qytetarët e Kosovës që nuk do të përfitonin, por mund të dëmtoheshin edhe ata të Shqipërisë. Kështu që besoj se ky qëndrim është një mesazh për një sensibilizim më të madh edhe ndërkombëtar, besoj edhe evropian për t’i dhënë zgjedhje kësaj çështjeje, e cila sikurse e dimë është lidhur prej disa kohësh me një çështje tjetër që është ajo e zgjidhjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Unë besoj dhe uroj se pas përfundimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë qeveria e re e Kosovës në bashkëpunim edhe me opozitën të gjejë bashkëpunim për të ecur përpara dhe për të zgjidhur, jo vetëm çështjen e demarkacionit përfundimisht me Malin e Zi, por edhe për të pasur mundësinë për të përfituar nga liberalizimi i vizave të gjithë qytetarët e Kosovës.” – u shpreh Meta.

Ky ishte një propozim i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI