Flash

Nën drejtori i Top Channel shpërndan këtë urim në 15-vjetorin e televizionit, Lori Hoxha e riposton

Lapsi.al 19 December 2016
Nën drejtori i Top Channel shpërndan këtë urim në

Këto ditë, punonjësit e Top Channel festojnë 15-vjetorin e krijimit të institucionit ku punojnë. Por më shumë se punonjësit, këtë datë e kujtojnë drejtuesit e këtij televizioni. Trashëgimtarja e madhe e Top Channel, Lori Hoxha ka qenë vetëm 7 vjeç në kohën kur babai i saj i ndjerë nxorri në transmetim logon që do të ndryshonte tregun mediatik shqiptar. Ndaj, 22-vjeçarja duket se ka zgjedhur të përforcojë fjalët e nën drejtorit të Top Channel, Erion Yllit, për të sjellë në vëmendje ditëlindjen e Top-it. Ja mesazhi i tij:

“Çdo mëngjes kur agimi zbardhte, zgjohesha dhe e dija se duhet të rendja me sa fuqi kisha, për të kapur ritmin e një njeriu që njihte limitet e qënieve humane dhe bëri të pamundurën për ti kaluar ato. Sepse Jeta është bashkimi i vendeve dhe njerëzve që shkruajnë kohën tonë. Dhe ne rritemi e maturohemi duke koleksinuar pikërisht këto eksperienca, eksperienca që na diferencojnë. Unë jetoj dhe vrapoj në kohën që shkroi Dritan Hoxha, me pasionin, idetë dhe krijimet e tij gjeniale.
I kam jetuar me të njejtin emocion dhe gëzim të gjitha ditëlindjet e familjes së madhe Top Channel, si një bashkëudhëtar i këtij realiteti. Dhe sot ndihem shumë mirë, me më shumë motivim, dëshirë e forca, mes kolegëve, bashkëpunotëoreve e miqve të mi dhe të Top Channel.
Çdo mëngjes, kur agimi zbardh zgjohem me dëshirën dhe pasionin për të bërë diçka të bukur, të panjohur, të dobishme.
15 sot nuk është thjesht një gur kilometrik në rrugëtimin e suksesshëm të këtij televizioni, por është rrugëtimi jetësor i çdo njerit prej nesh që jemi pjesë e tij dhe miliona të tjerëve që janë ndikuar nga koha që ka prodhuar Top Channel. Gëzuar ditëlindjen Top Channel!” – ka ripostuar mesazhin e Erionit - Lori Hoxha.

Erion Ylli është një nga punonjësit e orëve të para të Top Channel. Karrierën e tij, atë kohë një djalosh i ri, nën drejtori aktual i televizionit më të madh në vend, e nisi si shofer. Fillimisht drejtonte një nga mjetet me të cilët gazetarët dilnin në terren. Dhe më pas, me largimin nga puna të shoferit personal të krijuesit të ndjerë të Top Media-s, Dritan Hoxhës, Erion Ylli u ngrit në detyrë duke iu besuar pikërisht ky pozicion. Vetëm pak vite më parë, me marrjen plotësisht në dorë të aksioneve nga ana e familjes Hoxha, trashëgimtarja Vjollca e emëroi Erion Yllin në postin e nën drejtorit.  

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI