Flash

Dalin fotot nga darka e Linda Ramës me gazetaret

Lapsi.al 14 December 2016
Dalin fotot nga darka e Linda Ramës me gazetaret

Për të dytin vit çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama kanë mbledhur gazetaret femra në një darkë me rastin e festave të fundvitit. Ajo është zhvilluar në restorantin luksoz ABA 21.

Megjithë përpjekjet për të mbajtur të rezervuar për mediat (e sidomos për portalet) detaje nga kjo darkë, organizatorët nuk ia kanë arritur sërish. Lapsi.al mësoi se e ftuar speciale këtë herë ka qene edhe shkrimtarja Elena Kadare. Nuk kishin si të mungonin Alba Malltezi, Iris Luarasi, Rudina Xhunga, Ilva Tare, Alketa Vejsiu, Mira Kazhani, Zana Çela, Monika Stafa, Beti Njuma, Jonida Shehu. Vlen të theksohet se një darkë paralele me atë të Linda Ramës mbajti edhe “zonja e parë” e Tiranës Ajola Xoxa.

Lapsi.al mësoi se motoja e kësaj darke ishte “The best is yet to come” (Më e mira do të vijë). Kjo frazë ishte shkruar edhe në monedhën e kulaçit që i ka rënë gazetares Sonila Pepa. Gazetaret janë pritur nga Linda Rama ndërsa kryeministri i është bashkuar darkës më vonë ku nuk i ka kursyer batutat.

Prania e kryeministrit mes grave është shoqëruar me batuta. Ai ka bërë shaka me gazetaren Anila Basha të cilën e ka komplimetuar për rënien në peshë. “Shyqyr që i hoqe ato 7 kilogramë se sa hapja Facebook-un më dilje ti duke bërë palestër”, ka thënë Rama. Ndërsa me humor ai i është drejtuar gazetareve “Ju jeni shtriga”. Ky moment është shoqëruar me të qeshura. Në tavolinë është shërbyer përgjithësisht verë e kuqe. Megjithëse një darkë jozyrtare, nuk kanë munguar edhe fjalimet. Edhe këtu disa gazetare nuk i kanë shpëtuar mikrofonit. Darka nisi rreth orës 21.00 dhe ka zgjatur deri pas mesnate./lapsi.al/

099ee4d58f0464599b30ba02d7dab550

c81ee2ffdccf5d8fdc45db21ce204f9f

cf89d9d787ac1bfb8f6f2fb70e737146

b8bb68d9f61cc2308d3343a987cd20ba

ce910388f3a63e5a448b573d94d06055

fe4c50f8aed95504311e075a1f3e2690

e452771427ee2fc072a3023adf708989

ab21ba9a3732f99965bf6513cb69fcfd

17ad7d1cdf8a6cb6dc37250b8f315268

15571367_262055400880896_1819320300_n

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI