Flash

Sulmoi Ramën se i preu dritat, pendohet vajza e Ema Andreas

Lapsi.al 19 December 2016
Sulmoi Ramën se i preu dritat, pendohet vajza e Ema Andreas

Para pak ditësh Sara Kapo u bë kryelajm për shkak të një statusi tejet të guximshëm; “Edi Rama, kam tërë ditën pa drita! 1. A do vijnë? 2. A jeni në terezi?! Turp!! 3. Faturën e ilaçeve ta sjell me mail."

Më pas, në media u publikua një tjetër lajm ku thuhej se e vërteta është se Sara Kapo rezulton me borxhe ndaj OSHEE për fatura të papaguara që prej shtatorit. Kjo ishte dhe arsyeja e shkëputjes së energjisë elektrike. E kontaktuar nga Jeta Osh Qef, vajza e aktores Ema Andrea ka sqaruar gjithë situatën duke zbutur tonet. Ajo kërkon falje publikisht dhe pendohet për postimin e saj pasi e quan “budallallëk të shkruash çdo hall në FB”.

Më poshtë reagimi i plotë i Sarës për JOQ:

Me falni se tani e kam parë këtë mesazh. E vërteta është se në radhë të parë nuk e kam "kritikuar kaq ashpër" qeverinë, po që...zakoni i portaleve për të ekzagjeruar çdo gjë që ndodh, kur dua të kritikoj, ju e dini shumë mirë se si i bëj shkrimet. Për kryeministrin kam patur dhe kam shume simpati, pavarësisht nervave te momentit jo drejtpërdrejt me të. Është e vërtetë që kishte kaluar afati për të paguar dritat, gjë që unë nuk e dija nga pavëmendja dhe se nuk merrem unë çdo muaj me këtë gjë, u gjenda vetëm, pa ngrohje, në një ditë shumë shumë shumë të keqe, e sëmurë me 40, ethe, dhe absolutisht trishtim dhe nerva me mendjen që nuk kisha drita padrejtësisht. Arsyeja madje pse e kam parë tani mesazhin është se sot jam në gjendje të shkruaj apo të flas si normalisht (pak a shumë). Njerëz jemi, gabojmë, dhe ndihem absolutisht keq që kam fajësuar qeverinë pa shkak, publikisht dhe kërkoj falje për këtë gjë, njerëz jemi, marrim kot ndonjëherë. Nga ana tjetër kjo tregon se kryeministri sheh se çfarë thonë njerëzit dhe reagon, pavarësisht se nuk ma mori mendja kurrë se do bëhej ndonjë bujë kaq e madhe, po si gjithmonë, alla shqiptarçe, hajde bëjmë çdo pordhë lajm. Statusin e kam fshirë shumë shpejt, sepse sido të ishte puna, budallallëk është të shkruash në FB çdo hall që ke. Do e kisha sqaruar më parë këtë gjë, por siç ju thashë nuk kam qenë në gjendje, dhe 2.nuk kam asnjë portal në FB, që ta merrja vesh çfarë kishte ndodhur. Akoma nuk më besohet që 3 rreshta bëjnë lajmin e ditës në Shqipëri, po ç’rendësi ka kjo! Nëse do e publikoni këtë gjë, ju lutem të gjithin dhe jo vetëm ndonjë titull sa për të hapur njerëzit linkun. Nuk e di nëse gazetarët e kanë personale me mua, që të më nxjerrin si një person super negativ, apo banal, por nuk më pëlqen aspak! Nuk e di se ç’bëjnë me të tjerët por nuk është e drejtë aspak sepse mesazhet me lloj-lloj fjalori i vijnë ksaj 22 vjeçares këtu, jo atyre që shkruajnë nëpër zyra përball një PC. Gjithsesi ju falënderoj që morët në konsideratë versionin tim. Me mire të kërkoj falje, siç është për t’u bërë, me qytetari dhe mirëkuptim, se sa të mashtroj pa asnjë arsye dhe të nxjerr vrer kot.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI